“U detyrua nga presioni ndërkombëtar”

Në krah të ekspertëve të tij, Lulzim Basha njoftoi se marrëveshja e 14 janarit që uli palët në një tryezë për Reformën Zgjedhore erdhi si presion i faktorit ndërkombëtar ndaj maxhorancës, që u detyrua të pranojë kushtet e opozitës.

 “Konkluzione të cilat u arritën jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër, por për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri, dhënies fund shtetit të falemintuar dhe të dështuar të qeverisë korruptuar të Edi Ramës dhe dhënies së shanseve dhe mundësi të njëjta shqiptarë si çdo qytetar tjetër në Europë.

Edi Ramën nuk e beson pas marrëveshjes së 17 majit të 2017 por thotë se ulja me kundërshtarin sërish në një tavolinë u bë për një qëllim madhor, duke mohuar çdo kompromis në kurriz të shqiptarëve.

“Edi Ramës nuk i zihet besë. Procesi ka një dhe vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës, që çdo shqiptar të vendosë për qeverinë që do, parlamentin që do, e t’i shkarkojë ato me votë, siç ndodh kudo në rajon. Kjo betejë nuk bëhet as për karriget tona, as fatet tona politike.”

Emergjencë kombëtare e cilëson largimin e qeverisë duke mos hequr dorë nga kushti i tij i panegociueshëm për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhje te parakohshme”

I pyetur se përse pranoi një tryezë me Damian Gjiknurin dha ketë përgjigje.

“Nuk ka për të pasur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike”.

Një koment rezervoi edhe për kritikët, të cilët si kursyen ironitë për marrëveshjen.

 “Ata janë miq të Edi Ramës ….”

Dyert e partisë, tha Basha janë të hapura për këdo qe dëshiron të japë kontributin në hartimin e Reformës Zgjedhore përmes Këshillit Politik.

Tv Klan