Kryetari i opozitës Basha thotë se Edi Rama vazhdon të tallet me shqiptarët, ashtu si një vit më parë kur premtoi jo rritje, por ulje të çmimit të energjisë.
Sipas tij, Rama nuk ka ndërmend t’i përgjigjet pyetjes sa do të rritet çmimi i energjisë, ndonëse premton rritje pensioni për kryefamiljarët për të balancuar efektin e rritjes së çmimit!!!
Basha thotë se mbi 2 milionë shqiptarë do të paguajnë më shumë, do të varferohen më tej, ndërsa nënvizon se protestat popullore janë rruga e vetme për të ndalur të keqen që po pllakos vendin.
Tv Klan