Lulzim Basha e akuzoi kryebashkiakun e Tiranës për dy afera të tjera korruptive. Në krah të protestuesve të përditshëm të Unazës së Madhe, Basha thote se fundi i kryebashkiakut dhe i Kryeministrit që po keqqeverisin në nivel lokal dhe atë qëndror, është burgu.

“Ndërkohë që jemi këtu, Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së Drejtorisë së Policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit.  E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj. Shumë shpejt do të japin llogari, këtij mali abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit. T’i japim një grusht në zemër pushtetit të Ramës dhe ta shtrijmë për dhe. T’ia kthejmë qeverinë shqiptarëve më 16 Shkurt.

Por i garantoj, as infiltrimi sistemit të drejtësisë me bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as shantazhimi i organeve të reja të drejtësisë nuk ka për t’i shpëtuar këta njerëz që janë bërë urë dhe mburojë për Edi Ramën, për Erion Veliajn dhe politikanë të tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin do të ikin me turp dhe me vrap nga bashkimi dhe mllefi popullor i 16 Shkurtit. Drejtësia do të pastrohet, dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për të shkuar në asnjë vend tjetër, përveç se në burgun 313 aty ku çuan me të padrejtë fëmijë 13-vjeçarë dhe nëna shtatzëna, nuk do t’i lejojmë të arratisen nga Shqipëria, por do të japin përgjegjësi përpara drejtësisë”.

I njëjti fat, sipas Bashës, i pret dhe drejtuesit aktualë të organit të akuzes kur pyetet për nisjen e hetimeve për investigimin e publikuar nga Zëri i Amerikës për përgjimet ku implikohen zytarë të lartë socialistë të përfshirë në shit-blerje votash.

“Prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm ashtu si Edi Rama dhe Erion Veliaj”.

Anulimin i tenderit të dytë për lotin e parë të Unazeës së Madhe, Basha e cilësoi si fitoren e banorëve që këtë të enjte shënuan ditën e 89 të protestës së tyre.

Tv Klan