“Politikat e tij janë rrënuese për qytetarët”

Edhe pse Durrësi, ashtu si Tirana, edhe gjatë kësaj fundjave kanë vijuar të klasifikohen si zona të kuqe, me rrezik sa i takon përhapjes së koronavirusit, kjo se ka penguar Lulzim Bashën të zhvilloi një takim në zonë e Kënetës.

Megjithatë Basha është treguar i kujdesshëm të jap mesazhin e tij për distancimin social.

“Derisa të dal vaksina ne duhet të respektojmë masat dhe të mbajmë distancë…”

Basha iu tha qytetarëve se më i rrezikshëm se Covid-19 për ata dhe ekonominë e Shqipërisë është Kryeministri Rama dhe politikat e tij rrënuese.

“Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është Ramavirusi”.

Duke bërë krahasimin me vendet e rajonit, sa i takon masave mbështetëse për bizneset dhe qytetarët e prekur nga kriza, Basha akuzoi qeverinë se qytetarët nuk janë në fokusin e saj.

“Në vend që të ndihmonte qytetarët, paratë vazhdoi t’i çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për t’i hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi”.

Kryedemokrati përsërit se ai dhe ekipi i tij demokrat janë të vetmit që kanë vizionin dhe vullnetit për t’iu dhënë shqiptarëve një qeveri normale që do u siguronte atyre një jetë të sigurtë.

Tv Klan