Gjatë replikave mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama, kryetari i PD-së, i kërkoi kreut të qeverisë që të bëhet burrë dhe të bëjë Vettingun. Ai i kërkoi që i pari ta bëjë vetë Basha dhe i dyti Edi Rama.

“Bëhu ti burrë njëherë në jetën tënde dhe voto vettingun e politikanëve. Ndryshe nga rregulli i vjetër mos ta fillojmë nga plaku, por nga i riu. E bëj unë i pari, në të gjithë kompetencat e tij, pastaj ti i dyti dhe në fund të gjithë politikanët. E ke të thjeshtë. Do t’i japësh fund këtij monologu që bën këtu, ku të ka shteruar edhe mundësia për të mos përsëritur figurat letrare, e ke të thjeshtë, voto vettingun në politikë. Lëri punët e demokratëve se i kanë punët e qarta”, tha Basha./tvklan.al