Basha-Ramës: Bëj trekëndëshin e Bermudës me Berishën e Metën dhe qani hallet bashkë - Tv Klan

Basha-Ramës: Bëj trekëndëshin e Bermudës me Berishën e Metën dhe qani hallet bashkë


Basha-Ramës: Bëj trekëndëshin e Bermudës me Berishën e Metën dhe qani hallet bashkë

11:36 28/10/2021

Lulzim Basha dhe Edi Rama shkëmbyen replika këtë të enjte në Kuvend edhe për situatën brenda PD. Batutat nuk munguan nga asnjëra palë, ndërsa Lulzim Basha tha se përballë nuk do ketë Sali Berishën por vetë atë, pasi siç theksoi “nëse nuk të dukem i fortë është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë”.

“Je bërë kaq i lexueshëm saqë me çdo fjali të gjithë e kuptojnë se ku e ke hallin. E ke hallin ti te PD? Ke hall ti sesa demokratë mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Të ka marrë malli ty për Ilir Metën dhe Sali Berishën? Thuaje, më ka marrë malli, thuaje ta dëgjojnë të gjithë. Shko dhe ti në foltore zotëri, ose fillo foltoren tënde, bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallet bashkë të tre nëse i keni të njëjtat. Unë jam këtu për të qarë hallet e shqiptarëve, as të tuat, as të Sali Berishës, as të Metës, as të atyre që ju rrinë nga pas ju. Dil hapur mos u fshih. A do ta plotësojnë demokratët ty të na kthesh pas, të jesh i sigurt që jo. Mua do më kesh përballë, jo Sali Berishën, unë që të munda të 2011. Ti e di vetë ku u arratise për 3 javë me radhë. Nëse nuk të dukem i fortë është problemi jot, i dobët s’kam qenë ndonjëherë”.

Basha tha se koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund.

“Mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermudës, megjithëse je njëri nga brinjët e trekëndëshit. Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Misioni im dhe i partisë më të bukur të lindjes është që mos të përsërisim gabimet e 92 as të 97 dhe as të 2009 dhe të mos bëjmë më asnjë kompromis me të keqen. Qoftë kjo për hir të zgjedhurit të një presidenti, apo krijimit të një koalicioni apo të dhënies të besimit të një njeriu që nuk duhet të ishte as në politikë. Dhe në fakt e kam dhe unë pjesën time të fajit që je aty, por pjesën më të vogël se pjesën tjetër e kanë 2 brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Se fajin e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës. Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara! Kështu që jepini gajret njëri-tjetrit sa të doni, por shpëtim nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve ti i pari dhe mbi të gjithë, nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë. Një pas një, brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien”. /tvklan.al








Të ngjashme