Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për deklarata e tij se “kjo opozitë nuk i duhet as dreqit”.

Në një postim në mediat sociale, kreu i PD shkruan se Rama është një dështim dhe pyet se sa shqiptar duhet të vdesin që ai të ndalë sulmet politike.

Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë”, shkruan lideri i opozitës.

Më tej numri një i PD shton se shëndetësia është në kolaps dhe të sëmurët nuk kanë para për barna.

Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit”, mbyll postimin e tij Basha./tvklan.al