Basha per RamenQeveria po vazhdon të mbajë peng buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit, duke mbajtur kështu pezull dhjetra investime të parashikuara për vitin 2014. Kryetari i Bashksië së Tiranës Lulzim Basha teksa vizitoi ambjentet e rikonstruktuara të kopështit numër 35 në kryeqytet, i bëri sërish apel kryeministrit për të mos e kthyer buxhetin e qytetarëve në çështje politik.

Buxheti i Bashkisë së Tiranës është kthyer në një mollë sherri të qeverisë dhe të kryeministrit, z.Rama, ish-kryebashkiak i Tiranës, akoma më tronditës ky fakt, me kryetarin aktual të Bashkisë. Nën pretekste gjithëfarësoj, ia kanë dalë që për janarin, shkurtin, marsin dhe këto dy javë të para të prillit ta lënë Tiranën pa buxhet. ..sot dua t’i bëj një thirrje këtu nga dera e këtij kopshti, në emër të këtyre 140 fëmijëve dhe të familjarëve të tyre dhe në emër të atyre mijëra-e mijëra të atyre vogëlushëve që nuk kanë shpresë për kushte më të mira në kopshtet, çerdhet dhe shkollat e qytetit sepse konflikti politik, absurd, i nisur, i dirigjuar dhe i drejtuar personalisht nga zoti Rama ka marrë peng buxhetin e Tiranës, -:”Hiq dorë nga marrja peng, e buxhetit të qytetarëve, çliroje buxhetin, buxheti i shërben qytetarëve, nuk i shërben partive politike. Hiq dorë nga isntrumentalizimi si Prefekti apo Këshilli Bashkiak, për të marrë hak apo ngushtuar hapësirën e veprimit të Bashkisë së Tiranë. Uroj që ta marrë këtë mesazh, ta lexojë jo vetëm nga goja e kryetarit aktual të Bashkisë, mos ta shikojë me syze politike, por ta marrë këtë mesazh drejtpërdrejtë edhe nga interesat e fëmijëve dhe qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

Bllokimi i buxhetit është pengesë  për realizimin e investimeve në afro 70 shkolla, kopshte dhe çerdhe të Tiranës.