Pas takimit që Kryeministri Rama pati me kryebashkiakët të cilëve u dha direktiva të qarta për të mos u përfshirë në prokurimet publike, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

 Në një postim në Twitter, Basha i përgjigjet Ramës duke thënë se “peshku qelbet nga koka”, pavarësisht se bëri kokë turku një kryebashkiak të korruptuar, duke iu referuar rastit të Fatos Tushes në Lushnje që u arrestua nga SPAK.

“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka”, shkruan Lulzim Basha.

Në mbledhjen e sotme, Rama njoftoi edhe shkarkimin e Fatos Tushes si kryebashkiak i Lushnjes dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. /tvklan.al