Basha-Ramës: Nuk do ta marrësh Shqipërinë me vete në gropën e zezë ku je futur



Basha-Ramës: Nuk do ta marrësh Shqipërinë me vete në gropën e zezë ku je futur

15:36 22/10/2020

Nuk kanë të ndalura replikat mes Bashës dhe Ramës në Twitter.

Kryedemokrati Basha i ka kthyer përgjigje Ramës dhe thotë se për të mbrojtur korrupsionin ka futur PS-në në një vendgrumbullim plehrash.

Megjithatë, Basha paralajmëron Ramën se nuk do ta marrë dot Shqipërinë me vete në gropën e zezë ku është futur.

“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron”, shkruan Basha. /tvklan.al




Të ngjashme