“Prano një hetim të plotë të informacioneve që ke fshehur”

Avazi i sulmeve politike dhe i gënjeshtrave ishte për kreun e demokratëve Lulzim Basha përgjigja që mori nga kryeministri Rama për denoncimin e fshehjes së informacionit për humbjen e jetëve nga COVID.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë. Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën”.

Megjithëse kanë kaluar 48 orë nga denoncimi, Basha i qëndron kërkesës për një hetim të plotë të kësaj çështjeje.

“Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë”.

Sipas Bashës nuk ishin mjekët që fshehën të dhënat për jetët e humbura. “Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës” u shpreh kreu i demokrateve.

Tv Klan