Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama nuk bën detyrën, por vazhdon e bën cicërima.

Ai shton se Shqipëria është në kulmin e infektimeve, por Rama sipas tij është mbërthyer pas Instagramit dhe nuk e shikon se sa e rëndë është gjendja.

Rama vazhdon cicërimat në vend që të bëjë detyrën. Shqipëria është në kulmin e infektimit ndërsa Rama është mbërthyer pas Instagramit. Po të shkulej nga Instagrami, do ta shihte sa e rëndë është gjendja. Të sëmurët, familjet dhe mjekët i ka braktisur pa asnjë ndihmë”, shkruan kreu i PD.

Më tej numri i opozitës akuzon kreun e qeverisë së po shkatërron shëndetin e njerëzve. “Rama shkatërroi ekonominë dhe tani po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Edhe sa shqiptarë duhet të humbin jetën për fajin e tij?”, përfundon Basha./tvklan.al