“Mbushe vendin me plehra në 7 vjet”

Replikat mes Ramës dhe Bashës kanë vijuar në rrjetet sociale.

Kryetari i PD-së, Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale i thotë Ramës se po i afrohet ditës së llogarisë.

Kreu i demokratëve shton më tej se politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë, mbushjen e vendit me plehra dhe inceneratorët që sipas Bashës, Rama ka lidhje me të gjitha këto.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron”, shkruan Basha.

Më herët Rama shkroi për Bashën se ka qenë PD dhe politika e vjetër që  kanë qenë mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit./tvklan.al