Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar kundër kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në një postim në mediat sociale, kreu i opozitës shprehet se nëse do ishin bërë realitet premtimet që bën Rama, vendi nuk do ishte në këtë gjendje që është sot.

Më tej numri një i PD pyet nëse ka ndonjë njeri që i vë veshin fjalëve që thotë kryeministri Rama.

“Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?”, shkruan Basha.

Ky reagim i Bashës vjen pas disa premtimeve të Ramës për rritje të pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe për uljen e taksave për bizneset e vogla./tvklan.al