Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për heqjen e simbolit të “Shqiponjës” nga hyrja e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i demokratëve i kundërpërgjigjet Kryeministrit duke i thënë se “shqiponja” i duket vulgaritet kur zgjesh si simbol hashashin.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”

, thotë Basha.

Simboli i “Shqiponjës” i vendosur në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në hyrje të Tiranës, u hoq ditën e djeshme. Kryeministri Rama e cilësoi si vulgaritet të ngritur në piedestal, që e bën kryeqytetin shqiptar gjatë natës të duket si skena të filmave horror. /

tvklan.al