Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së bërë nga grupi më i madh në parlamentin gjerman CDU/CSU se ofrohet të ndërmjetësojë një dialog gjithëpërfshirës mes qeverisë dhe opozitës.

Basha deklaron në emër të PD dhe opozitës së bashkuar se konfirmon gatishmërinë për zgjedhje të lira dhe mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.

“Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”.

Nëpërmjeti një postimi në rrhjetin social “Facebook”, kryeopozitari, i shpreh mirënjohjen Gjermanisë.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit”./tvklan.al