Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reauar pas takimit që ka patu me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.

Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë seancës së NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta çuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në lartësi të reja”, shkruan kreu i PD.

Ky reagim i Bashës vjen pas takimit të zhvilluar në Presidencë në prag të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria.

Mijëra ushtarë amerikanë, nga vendet evropiane dhe Shqipëria do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që do të zhvillohen në Ballkan./tvklan.al