“Taksë 9%, synojmë hapjen e 110 mijë vendeve të punës”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotës e programi i partisë së tij për turizmin ka synime të qarta. Në një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, Basha tha se shpjegoi se ku bazon premtimet që po bën.

“Shpallja e objektivave është hapi i parë, por asnjë objektiv nuk qëndron aty si një premtim, është një angazhim dhe është një rezultat i proceseve dhe reformave që ne kemi propozuar. Disa prej tyre janë reforma që prekin të gjithë ekonominë, siç është taksa e sheshtë 9%, siç është ulja e çmimit të karburantit, siç është reduktimi masiv i burokracisë, i lejeve, i autorizimeve, i kërkesave që kërkon për çdo sektor që aksesohet nga shteti, duke përfshirë dhe sektorin e turizmit”.

Basha flet edhe për synimin e programit të demokratëve.

“Një rritje prej 15% çdo vit dhe një rritje prej të paktën 2% nga 8 në 10 e sektorit të turizmit në vetvete ku natyrisht nuk përfshihet sektori i agjencive të udhëtimeve ku bashkë me të volumin në ekonomi është më shumë se dyfish”.  

Basha u ndal edhe në lehtësirat fiskale.

“Besoj e keni parë nga plani ynë që ne do të bëjmë unifikimin e taksës e tatimit mbi vlerën e shtuar, të TVSH-së 6% për të gjithë operatorët turistikë. Në programin tonë 6% unifikohet TVSH-ja për të gjithë operatorët turistikë, për të gjithë operatorët turistikë për të gjithë zinxhirin, për të gjitha këto”.

Basha tha se synon hapjen e 110 mije vendeve të reja të punës dhe premtoi se me marrjen e qeverisë do të ketë një moratorium 12 mujor për të gjitha inspektoratet deri në reformimin e tyre.

Tv Klan