“S’ka ndryshim pa u larguar Kryeministri aktual”

Kryetari i Partisë Demokratike ka përjashtuar çdo mundësi bashkëqeverisje me Edi Ramën pas zgjedhjeve parlamentare. Nga Kombinati në kryeqytet, ku u prit nga dhjetra simpatizantë, Basha refuzoi ftesën e Ramës, ndërsa tha se 25 Prilli do të shënojë fundin e qeverisjes së  tij dhe ardhjen e ndryshimit për çdo shqiptar.

Ndërsa shqetësimit të banorëve të prekur nga termeti i vitit 2019, iu përgjigj me angazhimin për të bërë transparencë dhe rivlerësim real të dëmit.

Në Don Bosko ku vijoi takimet e tij elektorale, tha se do rikthejë shpresën që të rinjtë të mos largohen më nga vendi. Dhe nëse nuk arrin të realizojë angazhimet e marra, u zotua se nuk do të kërkojë mandat tjetër.

Në njësinë 11 u angazhua gjithashtu që t’i japë zgjidhje përfundimtare edhe një problemi të mprehtë që shqetëson edhe këtë zonë, siç është ai i legalizimeve.

Pensionistëve u tha se do t’u rrisë pensionet, do tu ulë faturën e energjisë dhe rimbursojë ilaçet. Turzimin e sheh si prioritet, teksa akuzoi Kryeministrin Rama, se në 8 vite qeverisje braktisi bizneset që operojnë në këtë sektor.

“Të investojmë në një turizëm të fuqishëm e jo anemic. Në 8 vjet varfëruan shqiptarët, falimentuan bizneset dhe ndihmuan vetëm 10 familje që sigurisht me ta ka ndarë paratë. Argumente të tjera të besueshme”.

Por që ndryshimi të ndodhë tha se i duhet vota masive e shqiptarëve.

“Keni përgjegjësinë për të bërë ndryshimin, të dini masivisht të shkoni tek kutitë e votimit, është Nr.9”.

Me të njëjtin mesazh iu drejtua edhe dy familjeve në nevojë ekonomike në Kamëz.

“E vetmja mundësi për ndryshim është të shkoni të votoni numrin 9”.

Basha u zotua se qeveria e tij do të dyfishojë ndihmën ekonomike.

Tv Klan