Basha: Rekordi i ri i “Rilindjes”, 45 biznese mbyllen çdo ditë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të mërkurën se qeveria Rama ka vendosur një rekord të ri me 45 biznese të mbyllura në çdo ditë të këtij viti.

Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kreut të demokratëve, në vitin 2018 janë mbyllur 66 % më shumë biznese se në vitin 2017, e përkthyer kjo në shifra, këtë vit janë mbyllur 8 185 biznese (ose 45 në ditë) krahasuar me 5 474 biznese (30 në ditë) që janë mbyllur një vit më parë. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*