Veliaj: Metës e Berishës u tregojmë vendin më 25 Prill

Edi Rama e ftoi të mos heshte duke e etiketuar një kukull në duart e Presidentit Meta dhe ish-Kryeministrit Berisha, por Lulzim Basha përgjigjen ia dha nga Lushnja nga ku vijonte fushatën elektorale.

Protestën e kontrollorëve të Albcontrol në Rinas ia faturoi si dështim Kryeministrit, të cilin e akuzoi se ka vënë interesat e tij personale mbi shqiptarët.

“Edhe kjo që po ndodh me aeroportin nuk është gjë tjetër veçse dështimi i radhës së një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari.”

Për situatën reagoi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili i është drejtuar zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi: mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie; respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese,  përdorimin e fondeve publike; respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrolit”.

Por kryeministri Rama, reagoi duke i thënë Presidentit se kishte një lajm të keq për të, pasi sot do të vijnë vaksinat dhe se fluturimt rinisin nesër. Sipas Ramës plani i kreut të shtetit dhe Berishës për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e  Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL-së përfundon komentin e tij Rama.

Sakaq për situatën reagoi edhe kryebashkiaku Veliaj.

“Sot për Ilir Metën dhe Sali Berishën kemi një përgjigje. Mos na e merrni njerëzillëkun për dobësi. Sepse ne nuk jemi të dobët, ne do t’ju tregojmë vendin në datë 25 Prill, me votë, dhe në të gjitha proceset ligjore, me Prokurori dhe me Gjykatë për atë që është tradhtia e 7 Prillit të dytë. Tradhtia e 7 Prillit të dytë”.

Tv Klan