Agron Shehaj renditet i dyti me 15% të votave

Lulzim Basha është rizgjedhur për një mandat të tretë në krye të Partisë Demokratike.

Nga rezultatet paraprake të procesit të një dite më parë, Basha ka marrë mbi 32 mijë e 800 vota ose 81% të tyre.

Në vendin e dytë rendite Agron Shehaj me mbi 6 mijë vota ose 15%.

2.4% e votave kanë shkuar për Edit Harxhin dhe 1.8% të tyre për Fatbardh Kadillin.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ushtruar të drejtën e votës 54.7% e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana tha se procesi kishte shkuar pa probleme ndërsa rivalët e Bashës hodhën akuza për parregullsi.

Tv Klan