Basha: Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë



Basha: Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë

08:46 12/11/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish Kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me menaxhimin e situatës së pandemisë.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se shëndetësia e Ramës është në kolaps të plotë dhe nëse nëse sëmuresh nuk ka tamponë se s’ka tamponë.

Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik”, shkruan kreu i PD.

Po ashtu numri një i opozitës ka treguar dhe rastin e një familje, e cila e ka kaluar COVID dhe është përballur me shumë problematika./tvklan.al






Të ngjashme