“Rama të rrisë testimet, paratë të shkojnë te shqiptarët”

Lulzim Basha bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama se ka çuar në kolaps shëndetësinë duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri kriminale.

“Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre. “

Por krahas krizës në shëndetësi, Basha flet edhe për një pandemi në ekonomi, duke sjellë denoncimin e këtij sipërmarrësi të vogël, i cili thotë se taksohet sikur të jetë ndërtues.

“Jam Rolandi edhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH dhe paguaj rreth 1 milionë e 200 mijë lekë që me gjithë sigurimet më shkojnë rreth 6 milionë e gjysmë. Pret edhe taksën 5% tatim fitimi, këtë taks e paguan dhe ai që ndërton në bregdet dhe ai që ndërton pallate, kjo nuk më duket e drejtë.”

Mungesës së zgjidhjeve të këtij biznesmeni, kreu i opozitës thotë se përgjigje i jep plani i rimëkëmbjes ekonomike me 5 pika propozuar nga Partia Demokratike. Koha thotë Basha nuk pret, pasi bizneset janë në grahmat e fundit të mbijetesës.

Tv Klan