Basha shpjegon programin për turizmin



Basha shpjegon programin për turizmin

16:50 11/02/2021

“Në 4 vjet industria do të rritet nga 8 në 10%”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Durrës ku u shpjegoi operatorëve turistikë planin e partisë tij në rast të fitores së zgjedhjeve në 25 prill. Basha tha se angazhimet janë të qarta për të rritur potencialin turistik të vendit.

Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta  që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është  që brenda 4 viteve  industria të ketë  një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë kaq. Flasim vetëm për  turizmin dhe jo  për udhëtimin, se  bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin  e  të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë synojmë  një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti”.

Basha shpjegoi edhe lehtësitë fiskale që do të merren për operatorët turistikë.

“Një nga instrumentet  është padiskustim që taksa 6% që duhet të zbatohet për të gjithë operatorët turistikë, e kam fjalën për TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar. Ky instrument së bashku me një mbështetje të fuqishme financiare, me një paketë financiare dhe fiskale për të mbështetur kualifikimin e fuqisë punëtore, kualifikimin e rikualifikimin e fuqisë punëtore”.

Basha premtoi se pas 25 prillit do të ketë një qeveri që turizmin e ka prioritet.

Tv Klan







Të ngjashme