“Rama dështoi në gjithçka, të rinjtë po ikin”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sjellë në vëmendje një raport të Eurostat që sipas tij e rendit Shqipërinë të 6-tën në botë për emigracionin.

Basha akuzon kryeministrin Rama se në  8 vjet me dështimet e tij, shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë të ikin.

“Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon”, shprehet Basha që shton se ka ardhur koha për ndryshim duke larguar kryeministrin Rama.

Tv Klan