Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi por të përballen dhe të luftojnë me të keqen.

Në një postim në Facebook, kreu i demokratëve thotë se 8 Dhjetori ishte dita e parë europiane në Shqipëri. Sipas tij, sot vendi ndodhet në një udhëkryq mes politikës së kriminalizuar dhe vlerave të lirisë.

“8 Dhjetori është dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur. Shqipëria gjendet përsëri në një udhëkryq mes politikës së kriminalizuar dhe vlerave të lirisë. Edhe një herë, kjo sfidë është sfida e rinisë. Të rinjve që duan të ikin u bëj thirrje të qendrojnë, të mos ikin! Të përballemi, të luftojmë dhe të fitojmë mbi të keqen! Bashkë do të ndryshojmë Shqipërinë”,

shkruan Lulzim Basha në Facebook.

/tvklan.al