Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fajëson Kryeministrin Edi Rama dhe thotë se vendi ka ngecur në stanjacion.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Basha thotë se në 8 vite të Qeverisjes Rama, “vendi ka ngecur keq në baltë dhe në vendnumëro”.

Por sipas kryedemokratit, gjithçka do të ndryshojë më 25 Prill.

“Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje. Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria”, thuhet në video-mesazhin e publikuar nga Basha. /tvklan.al