Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me serinë e postimeve të tij në rrjetet sociale ku rendit dështimet e qeverisë Rama.

Kreu i demokratëve thotë se Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon.

Sipas tij, Rama nuk ka mbajtur premtimin për 232 milionë dollarë subvencioneve për fermerët.

“49 ditë deri më 25 Prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Në 2017-ën, Edi Rama premtoi 232 milionë dollarë për fermerët përgjatë 4 viteve në vijim. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja: Jo. Fermerët kanë marrë vetëm 47 milionë dollarë në 4 vite. Shqipëria ka nivelin më të ulët të subvencioneve direkte në rajon”, thotë Basha./tvklan.al