“Biznesi i vogël, në krizë për shkak të pandemisë”

Edhe në Kukës kjo zejtare i foli me shqetësim Lulzim Bashës për rënien e xhiros në biznesin e saj artizanal, çka thotë se e ka detyruar që të largojë gjysmën e punonjësve që prej nisjes së pandemisë.

Kam pasur deri në 15 veta kam pasur kërkesa më shumë, pastaj më ra puna edhe e kam pezulluar për momentin. tani për momentin kam njerëzit e shtëpisë edhe të afërm katër pesë vetë, sipas porosisë i mbledhim

I listuar në krye të qyteteve më të varfër e me numrin më të lartë të papunësisë në vend, Kukësi sipas kreut të opozitës po vuan edhe më shumë pasojat e krizës ekonomike.

Kosova, zonja Hate ju e dini ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë pra, dhe prapë se prapë kanë ndarë paketën e parë, të dytën, të tretën, Maqedonia po ndan të katërtën. I vetmi vend me ndihmën më të ulët ekonomike në Evropë mbetëm ne, dhe kjo ka shkaktuar një vuajtje e një dhimbje të jashtëzakonshme te familjet shqiptare në radhë të parë”.

Rrugën për zbutjen sadopak të krizës, Basha tha se qeveria e ka në planin pesë pikësh të opozitës, por sipas kryedemokratit, qeveria ka vendosur që paratë të mos i çojë tek qytetarët, por në xhepat e klientëve të qeverisë përmes tenderave korruptivë.

Në një tjetër takim, kësaj radhe më të rinjtë e Kukësit, Basha e konsideroi të shpejtuar dhe të pamenduar mbylljen e universiteteve për ta zhvilluar më pas mësimin online. Basha premtoi rimbursim në para për ato biznese që do të hapin vende punë për studentët që të bëjnë praktikë.

Tv Klan