Basha: Vendimi i BE nuk është ai që dëshironim

Posta

Basha: Vendimi i BE nuk është ai që dëshironim

10:04 18/10/2019

“Tani është koha për të kryer detyrat e shtëpisë”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e vendosura nga Gjermania, në mënyrë që të merret drita jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Në një prononcim për “Euractiv”, Basha është shprehur se vendit i duhet një lidership për të përmbishur këto detyra.

Kreu i demokratëve thekson se duhet të intensifikohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”, ka deklaruar kryetari i PD Lulzim Basha. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi