Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Delvina shprehu shqetësimin për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.

“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.”

Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.

“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit”, tha Kreu i Opozitës.

Kjo sipas Bashës ishte edhe një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor, datë e cila sipas vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, si grabitës votash dhe politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.

30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin./tvklan.al