Shembullin e banorëve të Astirit që iu bashkuan këtë të shtunë protestës së studentëve, Lulzim Basha kërkoi që ta ndjekë çdo qytetar i Shqipërisë.

Teksa iu bashkua sërish një grupi banorësh te Astiri, kreu i Partisë Demokratike tha se prokuroria nuk ka ndërmend të zbardhë aferën me projektin e Unazës së Madhe, pasi vepron nën urdhrat e Kryeministrit, ndërsa shpjegoi pse opozita nuk ka bërë kallëzim për këtë çështje.

Gjatë paradites, fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit prishën të tjera objekte që shtrihen në gjurmën e projektit. Ndërtimet pa leje funksionin si godina biznesi dhe ishin ngritur në vijën e parë të rrugës. Sipas Bashkisë, edhe në këtë aksion, inspektorët e IKTM-së gjetën bashkëpunimin e banorëve.

Tv Klan