“Javën e parë të qeverisë heqim traun e Rrugës së Kombit”

Nga Kukësi ku vijoi turin e takimeve, Lulzim Basha kërkoi nga drejtuesit e Partisë Demokratike të përgatiten për zgjedhjet e radhës që sipas tij do t’i sjellin shqiptarëve ndryshimin politik dhe ekonomik.

“I kërkova strukturave e të bëhen gati që ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 Qershorit në atë të ndryshimit ekonomik e politik, për t’i dhënë fund emigracionit që po e tret Kukësin për t’i kthyer pasuritë e këtij vendi në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve, që janë objektivi dhe prioriteti madhor i PD dhe e imi.”

Vendimi i parë që thotë se do të marrë pas ardhjes së demokratëve në pushtet thotë se do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

“Konfirmoj vendosmërinë tonë të heqjes se taksës së kombit në javën tonë të parë në pushtet.”

Ndërsa në Tropojë, Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politikisht qytetarët që nuk e mbështetën me votë.

Tv Klan