Kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, duket se nuk ka “të sosur” me replikat kundër kryeministrit Edi Rama.

Në një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale të Bashës, ky i fundit i thotë Ramës “e mban mend atë filmin: ‘Je pak pusht ti Fotaq’”. Ky fragment është i shkëputur nga komedia shqiptare “Prefekti”.

Por përveçse komedisë, Basha, teksa në sfond ka vënë këngën e Unikkatilit, i cili duket se qenka i preferuari i tij, e ripyet kryeministrin se ku i ka shokët. Referuar kështu figurave socialiste të cilët janë të arrestuar, në paraburgim, por edhe atyre nën hetim.

“7 x 7, 313”, e përmbyll Basha.

Ashtu siç jemi mësuar me replikat mes Ramës dhe Bashës, presim dhe kundërpërgjigjen e kryeministrit për videon e fundit.

Çfarë tha Basha në video:

O Rame, e mban mend atë filmin: Je pak pusht ti Fotaq.

Si u the atyre që takove sot në Vlorë, hajde se herën e parë duket pak e vështirë, menjëherë s’ bëhesh domëthënë. Po me 2 herë? Po me 3 herë mo Rame? Siç ja bëre socialistëve, 3 herë edhe i le me gisht në gojë.

Tani do merresh me demokratët. Ee mo Rame, mo Rame. Ku i ke shokët mo Rame?

7 x 7, 313.


/tvklan.al