“Luftë të përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar”. Kështu shkruan Lulzim Basha sot në lidhje me ata që duan të punojnë dhe të bëjnë biznes në Shqipëri. Sipas kryetarit të PD-së, sistemi aktual i vjedh qytetarëve 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash.

“Sistemi që Ramavirusi ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje”, shkruan Basha.

Ai thotë se taksa e sheshtë 9% me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes.

“E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune”. /tvklan.al