“Helmohen qytetarët për të justifikuar pagesat e inceneratorëve”

Katastrofë mjedisore e ka cilësuar Lulzim Basha djegien e mbetejeve urbane prej disa ditësh në Mbrostar të Fierit.

Në një postim në orët e para të mëngjesit, kreu i opozitës thotë se qytetarët e Fierit po helmohen me tymin e mbetjeve, vetëm që autoritetet të justifikojnë pagesat për inceneratorët.

Sipas Bashës viktimat janë njerëzit që helmohen e vidhen, ndaj ai kërkon nga drejtësia që të veprojë e të mos heshtë, pasi dosjet për aferën e inceneratorëve janë prej muajsh në SPAK.

Demokratët i vijuan denoncimet nga fusha e mbetjeve në Fier, ku deputeti Luan Baçi kërkoi që të dalin përgjegjësit për atë që e cilësoi aferë korruptive, pasi sipas tij inceneratori duhet të ishte vënë në punë që prej datës 25 Maj.

 “Këtu duhet të dal përgjegjësia, përse bashkia nga data 25 Maj, kur sipas kontratës se inceneratori ka qenë gati për të filluar punë, përse nuk i është përgjigjur asaj periudhe.”

Sipas opozitës qeveria ka dhënë nga buxheti i shtetit në tre vjet 20 milionë Euro për një incinerator që nuk ekziston.

Tv Klan