Basha: Situatë e vështire ekonomike dhe sociale



Basha: Situatë e vështire ekonomike dhe sociale

15:38 27/03/2021

“Biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit”

Fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e vijoi në njësinë 11 në Tiranë. Në takimet me qytetarë dhe biznese Basha tha se situata është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

Lulzim Basha: Ma merr mendja qё shumica e lekëve vijnë nga emigrantët apo jo?

Qytetari: Absolutisht po dhe me hallet tani qё ka rёnё pandemia këto shumë mё pak.

Lulzim Basha: Shumë mё pak tё ardhura?

Qytetari: Jashtëzakonisht! Me e krahasuar me dy vitet para, jemi shumë dobët ёshtё jashtëzakonisht shumë dobët!

Lulzim Basha: Edhe nevojat e familjeve këtu janë mё tё larta se shpenzimet pёr ilaçet e pandemisë janë shumë mё tё larta.

Lulzim Basha: Puna keq fare?

Qytetari: Puna keq fare! Presim 25 prillin.

Lulzim Basha: Prisni ndryshimin.

Qytetari: Ose e mbyllim fare, ose e hapim.

Kryetari i opozitës premtoi se gjendja do të ndryshojë pas 25 Prillit ndaj kërkoi që të gjithë t’i bashkohen ndryshimit.

“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë në kutin e votimit me 25 prill”.

Basha u premtoi qytetarëve se nuk do ti zhgënjejë sidomos pensionistët dhe të rinjtë. Për pritjen që i bënë demokratët e kësaj zone Basha tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë nisja e një vizioni të ri për vendin.

 “25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare”.

Basha tha se ka një kontrast të qartë me rivalët pasi gjithnjë e më shumë shqiptarë po i bashkohen ndryshimit.

Tv Klan







Të ngjashme