“Rama po çon vendin në krizë ekonomike”

Aferë korruptive e cilësoi Lulzim Basha kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Për kreun e opozitës pas këtij vendi fshihet një tjetër krim, ai i pastrimit të parave të drogës përmes mafies së ndërtimit në kryeqytet.

 “Një qeveri pa asnjë plan, në kulmin e krizës marrin vendime që e botojnë brenda natës në fletoren zyrtare. Për të mbeshtet shqip u deshën dy javë, kur vjen puna tek njerëzit zgjaten kur vjen puna për të grabitur brenda natës bëhet vendimi e botohet në fletoren zyrtare. Ndërkohë që janë hedh në tendera me vendimin e teatrit duke ja kaluar Bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e pastrimit të parave të drogës ku kryebetonieri me Ramën po bëjnë të kundërtën që u thanë shqip po zaptojnë e betonizojnë çdo hapësirë në Tiranë…”

Basha tha se është shqetësuese situata ekonomike. Kryeministrin Rama e akuzoi se po e çon vendin drejt një krize të thellë.

“Mbi 61mije vende pune kemi humb nga Covid në dy muaj sipas tatimeve. Thesari 41.5 milionë euro për dy paketat për 3 milion shqiptare, me TVSH i ka dhënë dyfish për projektin korruptiv të unazës që ka dhënë për shqiptarët këto javë”.

Jo të pakta kanë qenë denoncimet e selisë blu për tenderat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, duke i kërkuar kësaj të fundit transparence e SPAK të nisë hetimet. Në bashkëbisedimin me gazetaret Basha aludoi për zjarrvënie të qëllimte në një prej drejtorive të kësaj Ministrie.

 “Në zyrën e prokurimeve në ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarri çuditërisht, po manipulojnë të dhënat po mesa duket s’po ia dalin dot , ky është test për jetë a vdekje për SPAK, Ulsiu me shokë po bëjnë presion ndaj SPAK për të mbyllur korrupsionin dhe aferat.”

Basha tha se përballë kësaj situate, kryeministri  Rama duhet të zgjedhë ose të çojë vendin drejt një rotacioni politik përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ose në të kundërt do të përballet me qytetarët.

Tv Klan