Dhuna e ushtruar në protestën e opozitës pasditen e të shtunës, kreu i PD, Lulzim Basha, thotë se ishte pjese e skenarit të kryeministrit Rama që sipas tij ka infiltruar kriminelë mes protestueseve paqësor.

Skenari i dhunës dje me kriminelë të veshur me uniformë në turmën e protestuesve paqësore, i shërbeu Edi Ramës për të treguar para botës se i vetmi njeri i interesuar për dhunë është Maduro i Ballkanit, i cili do të marrë përdigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar.”

Përpara drejtorisë së Policisë ku u mblodhën për të kërkuar lirimin e protestueseve të ndaluar, Lulzim Basha tha se dhe ndalimi i sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi ishte pjese e skenarit të kryeministrit Rama për të trembur qytetaret që protestojnë. Por që sipas kryedemokratit do e marrë përgjigjen pasditen e të henës kur është lajmëruar dhe protesta e radhës e opozitës.

Ndalimi i Sahit Dollapit mesazh mafie për të trembur shqiptarët, por do të marrë përgjigje nesër. Asnjë nga bijat dhe bijtë tanë nuk do të qëndrojë në kthetrat e tyre, e drejtësisë së kapur që merr urdhra politikë. Ne do t’i çlirojmë ata. Kurrë nuk ka qenë më e qartë zgjedhja, o me juntën kriminale, o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci. Falenderoj nga zemra qytetarët që na janë bashkuar në këtë betejë jo për pushtet, por për të mbyllur tranzicionin, për të larguar Ramën, për të vënë në vend kushtetutën përmes një qeverie tranzitore. Dhunuan dje studentët e ardhur nga Evropa, vetëm se ishin në krahun e opozitës së bashkuar.Në qeli duhet të jenë kriminelët që vodhën zgjedhjet.

Pushteti dhe karrigia nuk i takon asnjë partie politike, do ta vendosë populli me votë të lirë dhe të ndershme. Junta do të çmontohet dhe do të çohet para drejtësisë. Orët vendimtare të demokracisë shqiptare po trokasin, nuk ka më vend për hamendësim. Le të derdhemi nesër në orën 18:30 në shesh në betejën për Shqipërinë si gjithë Evropa

Asnjë hap pas, vetëm para. Zoti ju bekoftë!”

Tv Klan