Një ditë pasi opozita publikoi dosjen për dënimin me 7.2 vite burg për trafik droge në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu i PD, Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se sot do të ketë dokumente të tjera në drejtim të ministrit.

“Sot do të publikohen të vërteta tronditëse nga selia e PD lidhur me ministrin Xhafaj.

Sot me dokumente  zyrtare, nga selia e PD Famir Xhafaj, në detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka ndryshuar përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare Kodin e Procedurës Penale për ti siguruar imunitet vëllait të tij, Agon Xhafaj.

Fatmir Xhafaj është vetë koka, është vetë peshku i madh.  Koka e një prej familjeve mafioze, ku vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga burgu. Fatmir Xhafaj është kriminel i pandëshkuar e ka shndërruar Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës. Agron Xhafajn e thërrasin trafikantët,  Pashain e Vlorës sepse ka nën urdhrat e tij policinë.

Xhafaj mohoi dënimin e vëllait të tij për trafik droge dhe tha se kjo është një çështje e sajuar nga opozita. Ndërkohë që dje PD publikoi vendimin dhe dosjen e plotë të dënimit të Agron Xhafajt me 7 vjet dhe 2 muaj. Në mbrëmje Xhafaj tha se vëllai i tij ishte në vendin e gabuar. Faktet tregojnë se vëllai i Xhafajt vepronte në disa shtet dhe merret me heroinë, kokainë dhe marijuanë”.

Seanca pelanare u ndërpre për disa minuta, pasi opozita u mblodh tek foltorja e Kuvendit, pas ndërprerjes së fjalës të Lulzim Bashës nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruç

i. 

/

tvklan.al