Zmbrapsjen e qeverisë për një nga kërkesat e studentëve e komentoi edhe Lulzim Basha. Teksa iu bashkua banorëve të “Astirit”, kryetari i Partisë Demokratike tha se anulimi i tarifës ishte hapi i parë i një fitoreje që të rinjtë e universiteteve arritën përballë pushtetit të korruptuar të Edi Ramës.

“I prishën rehatin qeverise.. Studentët protestuan, shkoni shikoni pak konviktet, banjot, dushet, mencat, bibliotekat, laboratorët dhe lekët shkojnë aty ku vidhet, 48 milionë Euro këtu te ‘Unaza e Re’. Lekët që duhet të shkonin për investime në arsim po i grabisin, sepse Rama njerëzit i do injorantë, sepse kështu i vjedh më kollaj dhe i mashtron më kollaj”.

Basha tha se opozita do vazhdojë mbështetjen si ndaj banorëve të unazës ashtu edhe për studentët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Tv Klan