Paralajmëron padi të tretë për kryebashkiakun Veliaj

Lulzim Basha ka përgenjeshtruar kryeministrin për koston e përllogarituar për perpunimin e plehrave në Sharrë në studimin e fizibilitetit kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Basha lajmëron se të hënën do t’i drejtohet organeve të drejtësisë për të bërë padinë e tretë kundër kryebashkiakut Veliaj, që sipas tij shpif kur thotë se denoncimet kundër inceneratorëve bëhen për të gjobitur investitorët.

Kryedemokrati në konferencën e përditshme me gazetarët foli dhe për zhvillimet politike dhe i dha të drejtë kreu të shtetit për denoncimet e përditshme për shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit. Vetë Basha nuk e sheh rolin aktiv të Metës si sfidues ndaj pozicionit të tij si kreu i opozitës.

Lulzim Basha i kërkoi sërish qeverisë t’i kthejë sytë nga plani i tij me 5 pika për të ndihmuar qytetarët të përballojnë krizën ekonomike dhe shendetësore dhe të mos vijojë me politikat gjobëvënëse.

Tv Klan