Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha mbrëmjen e së enjtes në “Opinion”, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dosje për Olsi Ramën, vëllain e Kryeministrit Edi Rama dhe se për këtë është rrahur para një muaji.

Basha:

Denoncimet që opozita ka administruar si në rastin e Tahirit dhe Xhafajt, sjellja e Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Tahirin dhe tani Xhafajn, diktohen nga fakti se ish-ministri dhe ministri aktual i Brendshëm dokumentojnë të dhëna operative të të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka qenë një ndër personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë… Kam denoncimet, sepse në momentin që unë të kem këto të dhëna me fakte do t’i publikoja. Faktet i ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën edhe armë para një muaji. Faktet i ka edhe Fatmir Xhafaj.

Kush e Rrahu?

Basha:

Ata që kanë frikë se del dosja e kokainës në Xibrakë… Mbi 10 burime të brendshme dhe të huaja kanë konfirmuar Olsi Ramën si bashkëpunëtorë të të dyshuarve kryesorë në Xibrakë. Kam shprehur shqetësime edhe lidhur me sigurinë e Tahirit. E kam shprehur para 6-7 muajsh, ndodhi para një muaji. Po kalëron, po kalëron, por kur të bjerë, të thyejë qafën..

.”/tvklan.al