Basha takim me fermerët: 100 milionë Euro mbështetje për bujqësinë



Basha takim me fermerët: 100 milionë Euro mbështetje për bujqësinë

19:36 30/03/2021

Në vizitën e tij në qytetin e Fierit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ndalur në Roskovec ku ka biseduar me fermerë të zonës. Në bisedën që patën me Bashën, fermerët ngritën disa shqetësime si mungesën e subvencioneve, mungesën e tregut dhe infrastruktura shumë e keqe. 

E para e punës, meqë fole edhe për ndihmat, për subvencionimet dhe për të gjitha ato. Na intereson që në vendin ku paguajmë më shumë lekë, e para tek pesticidet, plehrat, duke filluar edhe tek fidani që nuk diskutohet. Ne duam të na premtosh dhe të mbajtur që ditën e parë të qeverisë, nëse ti me dëshirën tonë edhe të gjithë popullit, ishallah qoftë kështu, të na premtosh ditën e parë të na hapësh edhe eksporte nëpër botë, se këtu hidhet poshtë për arsye se nuk ka eksport”, u shpreh fermeri.

Si kryetar i sindikatës së fermerëve së këtij fshati, kemi dëshirë që të shprehim shqetësimet tona. Për momentin aktualisht po jepen disa subvencionime, aplikime për naftën, aplikime për sera dhe unë jam një nga ata që po aplikoj për momentin. Kam rreth dy muaj që tentoj të aplikoj më është kërkuar certifikatë pronësie që na premtoi ai mashtruesi 8 vjet më përpara, na i tha do t’ua jap falas edhe jo falas që nuk na i ka dhënë por kemi shpëtuar pa rrahur. E dyta, kur shkon në për zyra këtë e them sinqerisht kur shkojmë nëpër zyra dhe punonjësit që punojnë në zyrat e AZHBR-së me të drejtë thonë, këto janë burokracira. Ne për momentin nuk kemi certifikata pronësie, 90% e këtyre njerëzve nuk kanë certifikata pronësie dhe nuk mund të thithin dot investimet që gjoja janë atje. Në një kohë kur të kërkojnë, sa e lartë është sera, sa e gjerë, nga e merr ujin, nga të vjen korrenti ? Aktualisht, mua si Ilir më është kërkuar edhe nga i ke kthyer rreshtat e domates. Kur i kam thënë nga i doni majtas apo djathtas, më tha aman se na i kërkojnë. Dhe kërkojmë nga zotëria jote kur të vish në pushtet së shpejti të na i bësh fushore se e kemi malore, në qoftë se na kupton drejtë”, tha fermeri.

Basha tha se bujqësia është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe që është lënë në harresë në 8 vitet e fundit. Duke theksuar 25 Prillin si dita e dhënies fund të shkatërrimit bujqësisë shqiptare, ai tha se programi i Partisë Demokratike i vjen në ndihmë çdo fermeri. Sipas tij, 100 milionë Euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vetë karta e identitetit tё fermerit, 50 milionë Euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin dhe heqja e taksës Rama mbi karburantin, janë disa nga hapat që do të ndërmerren.

Unë dua të them vetëm dy fakte: Shqipëria buxheton çdo vit një shifër 7, 8, 9 apo 10 milionë Euro për gjoja subvencione. Kurrë nuk kanë mbërritur tek ju këto 8 vite. Por kanë mbërritur tek një grusht oligarkësh, importuesish apo klientësh të qeverisë. Çfarë do të thotë mbështetje direkte? Në bazë të hektarëve që kultivon, në bazë të krerëve që mbarështon, në bazë të tyre jepet dhe subvencioni. Në bazë të kulturave që prodhon. Dhe kjo është arsyeja pse prodhimet e tyre dhe prodhimet e fermerëve europian hyjnë në tregun tonë dhe hyjnë shpeshherë me çmime më të ulëta se prodhimet tona. Si rezultat, prodhimet tona që janë të një cilësie të jashtëzakonshme, këto prodhime jo vetëm që nuk shiten por kalben! Më 25 Prill është dita për t’i dhёnё përgjigje përfundimtare kësaj pyetje. 25 Prilli ёshtё dita kur do tё keni mundësi nё o tё vazhdojmë kёtё rrugё qё po shkatërron Shqipërinë, po shkatërron fermerin shqiptar ose tё bëhemi dhe ne si gjithё tё tjerët qё do tё thotë se pas 25 Prillit me mua kryeministёr do tё kemi njё program tё veçantë mbështetje financiare pёr fermerin shqiptar. Dy shtyllat kryesore financiare tё programit janë subvencionet, me njё vlerë totale tё barabartë me atё qё subvencionojnë sot fqinjët tanё. 100 milionë Euro mbështetje e drejtpërdrejtë nё bazë tё Nipt-it qё do tё jetë vet karta e identitetit tё fermerit. Nuk do tё ketë nevojë fermeri shqiptar pёr njё Nipt tjetër përveç kartës personale tё identifikimit. Dhe 50 milionë Euro vit pёr vit pёr infrastrukturën pёr vaditjen, pёr kullimi, pёr rrjetin e energjisë elektrike, pёr rrugët, pёr asketin nё tregje por edhe pёr agro-pёrpunimin, pёr magazinimin pёr frigoriferët, nё mënyra qё absolutisht qё asnjё produkt, asnjё pik djerse e fermerit shqiptar tё mos shkoj kot. Qëllimi ynë ёshtё qё mes këtij programi nё radhë tё parё tё garantojmë qё prodhimet tuaj tё shkojnë nё tregun shqiptar me çmime konkurruese me çdo prodhim tjetër qё vjen nga jashtë. Qё mos mbetet prodhimi shqiptar i pa shitur pёr shkak tё konkurrencës qё vjen nga prodhimet e subvencionuara tё fermerëve nga jashtë dhe pёrmes kësaj do tё arrijmë qё pёrmes tokave do tё nxirrni bukën e gojës jo thjesht paguani kredinë apo borxhi qё duhet tё merrni por tё zëroni koston e prodhimit dhe djersa juaj të kthehet në fitim domethënës. Arsyet dihen, sepse bujqësia dhe blegtoria janë të mbartura me të paparashikuara që nga  moti, tek sëmundjet e shumë e shumë të paparashikuara të tjera që nuk janë tipike për aktivitete të tjera prodhuese, por janë pothuajse të sigurta të garantuara kur merresh me bujqësi. Dhe pikërisht për të zbutur efektet e asaj që s’kemi dot në dorë se motin nuk e kontrollon dot njeriu, e kontrollon zoti”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha. /tvklan.al







Të ngjashme