Basha takohet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Basha takohet me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

19:28 14/05/2020

“Akt i pastër lufte ndaj qytetarëve, vijë e kuqe”

Në krah të artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se nëse do të shembet godina e Teatrit Kombëtar, atëherë do t’i duhet të përballet jo vetëm me revoltën e artistëve, por edhe protestat e qytetarëve.

“Nëse ky pushtet do ti shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës.”

Aferë korruptive të një qeverie në ikje, e cilësoi vendimin për prishjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një teatri të ri. I prerë ishte kur tha se teatri për opozitën është vijë e kuqe.

“Çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve.  Teatri është vija e kuqe, akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar.”

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thanë se do të qëndrojnë deri në fund në betejën e nisur. Më herët, 13 artistë kanë depozituar në SPAK një padi ndaj Kryebashkiakut Veliaj, për shpërdorim detyre dhe korrupsion me projektin e Teatrit Kombëtar.

Përfaqësues të Aleancës i kërkojnë SPAK-ut të hetojë ndryshimet që iu bënë projektit të ndërtimit për teatrin e ri nga kompania private. Sipas tyre ka dyshime që Bashkia Tiranë mund t’i shkaktojë shtetit një dëm prej afro 300 milionë eurosh.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo