Për afro 90 minuta Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman është takuar gjatë paradites me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre vjen një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë në orën 20:00 të mbrëmjes dhe një ditë pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild.

Nuk bëhen të ditura detaje nga biseda e zhvilluar mes Ambasadorit Britanik dhe Bashës, por mendohet se në qendër të takimit të ketë qenë edhe situata e tensionuar në bashkitë e djathta, ku ditët e fundit ka patur përplasje mes forcave të rendit, policive bashkiake dhe mbështetësve të opozitës në disa KZAZ.

Tv Klan