Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka diskutuar më banorët e Kukësit dhe  fshatrave të tij platformën ekonomike. Në bisedën me shitës dhe përfaqësues të biznesit të vogël, Basha rikujtoi uljen e taksave, si dhe premtoi investime për hapjen e vendeve të punës

Do t’i ulim taksat, 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç e kanë këta. E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë

”, deklaroi kreu i PD.

Me fermerët e Shishtavecit, Basha foli mbi mbështetjen që ka nevojë kjo zonë në tregtimin e prodhimeve bujqësore

Do të bëjmë gjithçka që patatja e Shishtavecit të shitet, do ta bëjmë duke subvencionuar pataten në radhë të parë. Do të merrni subvencione për pataten. Kështu që çmimi i patates së Shishtavecit të jetë i pakonkurrueshëm në treg. Për sa kohë që mund të provosh që ke sipërfaqe toke që e punon apo ke gjedhë, bagëti të imta të cilat i mbarështon do të marrësh subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti

”, deklaroi Basha. Në platformën ekonomike demokratët kanë parashikuar 100 milionë euro investimeve në infrastrukturën bujqësore. /TV KALN