“Rama i vetmi përgjegjës për dështimin”

Me lutjen për sa më shumë kujdes e shëndet , kreu i PD, Lulzim Basha, u njoh nga afër me shqetësimet e një grupi pensionistësh në Tiranë.

Kërkoi nga qeveria që të rimburësoje paketen e plote anti – covid për të gjithë pensionistët.

Kreu i PD akuzoi shefin e qeverisë se është fajtor për jetët e njerëzve që po vihen në rrezik nga pandemia.

“Buxheti i shtetit duhet të jetë i përqëndruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqe. Dështimi me pandeminë e ka një autor dhe një njeri përgjegjës. Faji për këto jetë që po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, mungesës së testimeve, mbingopjes së sistemeve shëndetësore është i Edi Ramës”.

Kryedemokrati tha se në planin prej 5 pikash të opozitës parashikohet një bonus prej 20 mijë Lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfektantëve.

Tv Klan