Nga Lezha, ku u takua me banorë e tregtarë të këtij qytetit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se ka varfëruar shqiptarët, duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve për shërbime luksi.

Basha tha se pas ardhjes në pushtet, qeveria e tij do të investojë për hapjen e vendeve të reja të punës, do të ulë taksat dhe çmimin e energjisë, si dhe do të investojë në bujqësi.

“Me 20 milionë dollarë në vit, ne mund të rimbursojmë dhe do të rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë??? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do t’i gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse”.

Sipas kreut të demokratëve, vendosja e taksës së sheshtë 9% dhe politka të tjera fiskale në drejtim të biznesit do të garantojnë punësim, mirëqenie e zhvillim.

Tv Klan